Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta për shkarkimin e Manjanit: Nuk bashkëpunoi me kryeministrin. As ministrat e PS nuk janë të pazëvendësueshëm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ba85cb04ea58bccdd7ff383c6f1eea55

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka komentuar sërish shkarkimin e Ylli Manjanit si ministër i Drejtësisë, duke theksuar se ish-ministri i LSI ka qenë në përplasje të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama.

Meta tha se i nxit ministrat e LSI që të jenë sa më bashkëpunues në Qeveri në mënyrë që të veprojnë si ekip.

“Unë jam i qëndrimit se ministrat duhet të bahskëpunojnë me kryeministrin. I nxis për të vepruar si ekip. Por kohët e fundit pati një përplasje (Manjani-Rama) që mund të ndikonte në qeveri. Nuk them se disa deklarata të tij (Manjanit) nuk qëndronin, siç janë ato të kanabisit, por përpara se të hidhen disa deklarata në publik, si në rastin e përdorimit të ushtrisë, duhet të diskutohen fillimisht në Qeveri dhe tryeza politike”, tha Meta.

Lidhur me pretendimet në media se mes tij dhe ministrit të Bredshëm, Saimir Tahirit, ka përplasje, Meta i hodhi poshtë këto lajme, ndërsa kërkoi nga Lefter Koka dhe Vangjel Tavo të tregohen më të përmbajtur në akuzat ndaj policisë:

“Nuk kam asnjë problem me Saimir Tahirin. Ndoshta mënyra e deklaratave të Kokës dhe Tavos mund të jetë më e përmbajtur, por fakt është që ka disa segmente të policisë kanë probleme. Ata që janë në qeveri duhet t’i ngrejnë këto qëndrime në Qeveri”, u shpreh kryetari i LSI.

Meta paralajmëroi çdo ministër, përfshirë ata të PS-së, se nuk duhet të mendojnë se janë të pazavëndësueshëm.

“Ministrat duhet ta dinë se nuk janë të pazëvendësueshëm, madje duhet të sillen sikur janë në punë në ditën e fundit. Disa ministra i kap euforia dhe mendojnë se do të jenë të përhershëm”, tha ai.

Sa i përket debatin për realizimin e koalicionit me 71 deputetë, Meta tha se “ky debat u hap fillimisht nga vet Rama, i cili ka thënë se ne i bëjmë “71” edhe pa LSI me parti të tjera, por LSI- e duam për reformat. Unë kam bërë të qartë se LSI nuk do të jetë shtojcë e askujt.” 

Lexo edhe: Meta vërejtje ambasadorit Lu: Argumento akuzat, nuk mund të zëvendësosh institucionet e Shqipërisë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img