Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Thellësisht i trishtuar, forcoi marrëdhënien Itali-Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Meta për ndarjen nga jeta të Berlusconit: Thellësisht i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh lamtumire për shuarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Meta ndan një foto të hershme nga në një takim me Berlusconin, teksa shkruan se është i trishtruar për ndarjen nga jeta të politikanit italian.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!

Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe”, shkruan Meta në postimin e tij.

Silvio Berlusconi, ka vdekur sot në Milano në moshën 86-vjeçare. Lideri i Forza Italia vuante nga leuçemia kronike mielomonocitare dhe ishte shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano më 9 qershor. Më herët, këtë vit ai qëndroi për 45 ditë në spital dhe doli më 19 maj.

Themeluesi i grupit televiziv Mediaset dhe i Forza Italia, ai ishte për më shumë se 25 vjet një figurë qendrore dhe kontroverse në politikën italiane dhe evropiane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed