Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Meta për Aeroportin e Kukësit: Gënjeshtra! U ndërtua kur isha unë kryeministër, i vura dhe emrin e mikut të shqiptarëve

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka komentuar hapjen e aeroportit të ri të Kukësit, dhe uljen e aeroplanit të parë në këtë aeroport të rikonstruktuar.

Meta i quajti “gënjeshtra të rilindjes” dhe tha se aeroporti është ndërtuar kur ka qenë ai kryeministër, madje edhe emrin ia vendosi vetë ai.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Jemi në disa ditë mjaft historike për 100 ditët që vijnë për historinë e kombit dhe popullit tonë. I ftoj të gjithëve të ndjekin Facebook-un tim, se jam president dhe nuk shkon. Ndaj mund të ndodhë që të përmbyten me reklama me që janë zgjedhjet dhe të dëgjojnë gënjeshtra si ajo dje që avioni i parë u ul në Kukës dje, u ul nga Rinasi në Kukës, jo nga Londra në Kukës. Kur avioni i parë është ulur para 20 e ca vitesh e di gjithë Kukësi, pyesni edhe Qemal Elezin që ka qenë prefekt, dhe kam qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aeroporti u bë kur Ilir Meta ka qenë kryeministër dhe i vura dhe emrin e mikut të madh të Shqipërisë Shehik Zayed. Dhe aeroporti u bllokua prej ish-kryetarit të PS-së që u bë kryeministër pasi iku Ilir Meta, i cili i hoqi emrin aeroportin dhe i hoqi angazhimin për të patur linja Abu Dhabi-Kukës, Frankfurt e të tjera.


Më shumë