Presidenti Ilir Meta ka folur për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku tha se do nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë.
Në fjalën e tij Kreu i Shtetit paralajmëroi kryeminstrin Edi Rama se do t’i presë duart nëse sipas tij do të guxojë të prekë votën më 25 prill.
I pyetur nëse do të dekretojë zgjedhjet nëse Rama del fitues, Meta u shpreh se nëse kryeministri i fiton 71 mandate pa prekur votënb, do t’I jepte edhe mandatin e tij.
Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Ramës: “Po përdorin patronazhistët”?
Meta: Rama është një kukull që dihet nga kurdiset në rajon, për të minuar të ardhmen e Shqipëriseë. Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujdo tjetër banditi që guxon të prekë votat. Presidenti do nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramen kudo që të jetë nëse prek 1 votë.
Pyetje: Denoncimet e krimit zgjedhor, i keni denincuar në SPAK?
Meta: Po, i kemi dërguar, drejtësia do të çlirohet më 25 prill. Të gjithë qytetarët e Shkodrës ti drejtohen kutive të votimit. Shkodra duhet t’ia bëjë 9 me 2 kësaj bande që ixjerr gishtin në mes të Shkodrës. Jam i bindur se do t’ia bëjë 9 me 2.
Pyetje: Nëse Rama i fiton zgjedhjet, a do ti dekretoni?
Meta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën, unë do ti jap mandatin tim se nuk kam çfarë e dua. Nëse ai prek votën e shqiptarëve do të jetë fundi.