Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Meta PARALAJMËRON gjyqtarë e prokurorë: ZBATONI ligjin! Mos e detyroni popullin t’ju ARRESTOJË në flagrancë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vijon të paralajmërojë, këtë herë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët ai i cilëson të korruptuar.

Ai thotë se kriminelët janë të rrezikshëm kudo, por më shumë janë ata të veshur me uniformë brenda sistemeve gjyqësore.

Meta iu bën apel që të zbatojnë ligjin ose përndryshë vetë populli do t’i arrestojë në flagrancë.

Paralajmërimi i Ilir Metës

Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img