Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Meta paralajmëroi PADI për shembjen e Teatrit, Rama përgjigjet i prerë: Mezi pres të shoh godinën e re! S’ka hap pas… (Virusi dhe Zgjedhorja)

spot_img

Lajme të ngjashëm

75bc927f98c6d307181ed7c5ba21d936

Kryeministri Edi Rama ka folur për shembjen e godinës së teatrit pasi u pyet në lidhje me paralajmërimin e presidentit Ilir Meta se do të depozitojë padi nëse qeveria nuk reflekton për ta anuluar këtë vendim.

Rama tha se që në vitet 98’ është shprehur pro një godine të re për Teatrin, ndërsa shtoi se mezi e pret ndërtimin e saj. Ne e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cfarëdo forme vendimarrje, tha më tej Rama i prerë.

“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur tanimë nuk e di sa vite u bënë dhe jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që prej vitit të largët që në vitin 98-99 që në ato vite që ajo godinë duhet shembur dhe teatri duhet të ketë një godinë të denjë. Mezi pres të shoh teatrin e ri të ndërtuar.

Të gjithë kanë mendimet e tyre dhe në fund vendos shumica. Ne e kemi marrë këtë vendim dhe nuk shoh sesi pakica të caktuara mund të imponojnë në cfarëdo forme vendimarrje”, tha Rama.

Më tej kryeministri ka folur edhe për Reformën Zgjedhore dhe ndihmat e dhëna për të prekurit nga virusi.

Reforma:

Zgjedhjet e lira dhe të dnershme nuk janë sakrificë, janë detyrim. Cilësia e tyre ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar më tutje. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës por rekomandimet e OSBE ODHIR. Rekomandimet e OSBE janë të qarta,.

2 pika janë të panegociueshme,  depolizimi i administratës zgjedhore, dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhior të jetë një përgjegjësi qytetare dhe zgjedhore.

E dyta përfshirja në kolegjin zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar në veting, ky është një propozim për aq sa jam në dijeni unë dhe se di nëse ka rënë ditët e fundit.

Një administratë zgjedhore e politizuar dhe gjykatë zgjedhore e pastër,  të tjerat janë duke u diskutuar.

Virusi dhe ndihmat:

Jam i shqetësuar se hapja sjell me vete një sërë rreziqesh. Virusi nuk ka ikur është mes nesh dhe do të jetë për një kohë të gjatë siç thuhet nga të gjithë.

Ne jemi të përgatitur edhe për mundësinë e një vale të re infektimesh larg qoftë. Vazhdojmë punën me makinizmat tona të shëndetësisë.

Nga ana tjetër shikojmë ecurinë e paketave. E para ka hyrë në rrjedhën e sarë dhe vazhdon ditë pas dite… Ndërkohë që mbeten ende pak të tjerë që do të ndihmohen.

Jemi në situatën kur 22 mln euro janë alokuar për bizneset nga garancia sovrane. Ka shumë aplikime që po shqyrtohen. Jemi përgatitur për ta shtuar shumën në funskion të analizës që do të bëjmë dhe nevoja që do të konstatojmë. Do të ndihmojë në mënyrë të posaçme të gjithë biznesin, fasoneritë, turizmin. Edhe ky instrument do të jetë një sukses.

Ne jemi  të vetëdijshëm që duhet një shtysë e fortë për ekonominë dhe për këtë arsye jemi duke punuar ditë natë për një plan të ri të rimëkëmbjes.

Më shumë

spot_img