Hapësire reklamuese

Politikë

Meta nxjerr Këshilltarin Ligjor në konferencë, Dervishaj publikon dokumentet: Këto janë 3 shkeljet e Kuvendit, gënjyen Gjykatën Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb

Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta në një konferencë për mediat nga Presidenca ka treguar 3 shkeljet që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë gjatë vendimit për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës.

Ai tha se Kuvendi kishte shkelur rregulloren e tij, duke e thirrur seancën plenare më pak se 24 orë përpara mbledhjes së deputetëve. Sipas tij, në rendin e ditës kishte vetëm 1 çështje, ndërkohë që në seancën plenare janë marrë 2 vendime. Ai ka publikuar edhe dokumentet, ku tregon se Kuvendi në faqen zyrtare bënte me dije se vendimi për thirrjen e seancës ishte marrë në 6 maj, ndërsa në shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese ishte vendosur fata 5 maj.

Pjesë nga fjala e Bledar Dervishaj:

Në qëndrimet që i kemi dorëzuar Gjykatë sKushtetuese që prej 1 korrikut 2021 dhe ato të mëvonshme në shkurt 20022, kur janë zhvilluar seancat, kemi parashttruar se veç shkeljeve të rënda të ligjit nga Kuvendi në procesin hetimor, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara para Kushtetueses, ishte fakti se në 7 maj 2021, kur u zhvillua seanca plenare për miratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje.

1-Përcaktimi i rendit të Ditës, më vonë se 2 ditë përpara, kërkesë e rregullores, pasi rendi i ditës ishte caktuar në 6 maj për në datën 7 maj. Kuvendi po thirrej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë

2- Në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, por kishte 1. Ndëkrohë, seanca plenare mori 2 vendime.

3- Referuar rregullores së Kuvendit, nuk kishte as kërkesë dhe as vendim që të vendoste shtesa në rendin e ditës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll