Hapësire reklamuese

Politikë

Meta 'nuk u ndahet' patronazhistëve: Ngjarja të zbardhet plotësisht pa zvarritje të mëtejshme, autorët të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Meta 'nuk u ndahet' patronazhistëve: Ngjarja të zbardhet

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale, për daljen e të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës për përdorimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta shkruan se këto të dhëna janë përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, që sipas tij meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.

Më tej Presidenti deklaron se kjo ngjarje meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Skandali i vjedhjes së të dhënave personale të rreth 910 mijë qytetarëve të Tiranës nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimitidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm.

Në datat 12 prill 2021, 19 prill 2021 dhe 20 prill 2021 u kam kërkuar zyrtarisht me shkresë dhe publikisht SPAK dhe Prokurorisë të zbardhin plotësisht të vërtetën, autorët dhe urdhëruesit e këtij skandali, që përbën jo vetëm veprimtari të ndaluar nga neni 91 i Kodit Zgjedhor, por përmban elementë të disa veprave penale të parashikuara nga Kodi Penal, duke filluar nga shpërdorimi i detyrës (neni 248 i Kodit Penal) i konsumuar nga funksionarët, që kanë për detyrë të administrojnë dhe mbrojnë këto të dhëna, deri te “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a, i Kodit Penal.

? https://president.al/presidenti-republikes-kerkon-spak.../

? https://president.al/deklarate-per-shtyp-e-presidentit.../

? https://ëëë.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/731988874161816/

? https://president.al/kerkese-e-perseritur-per-kryerjen-e.../

Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.

Çdo përdorim i këtyre të dhënave, qoftë dhe për të furnizuar baza të tjera të dhënash, që krijohen nga një parti politike për qëllime të saj, është një cenim skandaloz i të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që krijon terren për keqpërdorimin e tyre, veçanërisht duke ekspozuar para grupeve kriminale vendase apo të huaja, zyrtarë të lartë të drejtësisë, të ruajtjes së rendit publik, të sovranitetit dhe të sigurisë kombëtare të vendit.

Skandali i patronazhistëve, që dëmtoi rëndë imazhin e Shqipërisë në botë, duke vijuar të zerë ende hapësirë në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si "Le Figaro", ashtu si edhe çdo krim tjetër zgjedhor, meriton të zbardhet plotësisht dhe pa zvarritje të mëtejshme, ndërkohë që autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre duhet të dalin para drejtësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll