Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

META nuk tërhiqet nga ‘lufta’, kërcënon me VIDEO DVORANIN: Do ta shikojë e gjithë EUROPA (PAS KALLËZIMIT PENAL)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6ae9fe1f14c936c21c51c6353f5268c3

Presidenca do të publikojë kësaj jave do të paraqesë të renditura të gjitha shkeljet kushtetuese të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani për emërimin në mënyrë të paligjshme të Arta Vorpsit, pa marrë përgjigjen e presidentit Ilir Meta. 

Këshilltari për mediat i Presidencës Tedi Blushi raporton se jo vetëm shqiptarët por dhe ndërkombëtarët do të kenë mundësi të njihen me video-n që përmban ”faktet e pakundërshtueshme” të shpërdorimit të detyrës nga Dvorani, e cila do të publikohet në disa gjuhë kryesore të  Europës.

Blushi shton se po shihet mundësia e kallëzimit penal dhe të personave të tjerë për krizën e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i Këshilltarit të Presidencës për mediat Tedi Blushi:

Të dashur kolegë gazetarë që më pyesni vazhdimisht a do të bëhet ditën e hënë kallëzimi penal i paralajmëruar nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ju konfirmoj me përgjegjësi maksimale se:

Pa asnjë diskutim, ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal, madje po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë.

Gjithashtu, ju bëj me dije se brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër.

Përveçse në gjuhën tonë të bukur shqipe, kjo VIDEO, po përgatitet edhe në anglisht, në gjermanisht, në italisht, në frëngjisht, dhe në disa gjuhë të tjera europiane, në mënyrë që të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, që janë të interesuar, jo vetëm për realizimin me sukses të Reformës në Drejtësi, që u votua me konsensus, por edhe që janë kaq të shqetësuar për problemet skandaloze të funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, të mos mashtrohen më.

Në këtë mënyrë, jo vetëm mbrojmë Kushtetutën e Republikës dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe tregojmë përgjegjshmëri për të gjithë taksapaguesit e vendeve partnere, që paguajnë aq shtrenjtë që ky vend i NATO-s dhe nesër i BE-së, të arrijë standardet e tyre, të shtetit ligjor dhe të demokracisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img