Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta nuk pranoi të merrte pjesë në seancën dëgjimore, Komisioni Hetimor i vendos afat: Të presim deri të hënën, zgjidhe vetë ditën dhe orën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta vendosi që ditën e sotme të mos merrte pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për shkarkimin e tij.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Meta shkruan se kërkesa për paraqitjen e tij nuk kishet asnjë bazë ligjore. Por Komisioni Hetimor është mbledhur edhe pa shkarkimin e Metës, teksa ka vendosur që t’i lërë afat presidentit deri ditën e hënë në 24 maj për t’u paraqitur në seancën dëgjimore.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni, është shprehur se Meta mund ta caktojë vetë ditën dhe orën kur do të paraqitet në Komisionin Hetimor.

Propozoj t’i nisim një shkresë Presidentit, që ne si komision, jemi të hapur për ta dëgjuar nga e nesërmja deri ditën e hënë. Për ta dëgjuar, e të shmangur alibitë. Nga data 19 maj deri të hënën. Ne e kemi të pamundur që përtej ditës së hënë, 24 maj, për të zhvilluar veprimtarinë hetimore. Ne duhet të mbyllim hetimet dhe të kemi mundësi për të bërë një krehje të plotë për faktet, e për të krijuar bindjen e plotë e më tej për të mundësuar përgatitjen e raportit, koha do të ishte e papranueshme, afati aktual do të jetë ditën e hënë.

Anëtari i këtij Komisioni, Spartak Braho, u shpreh se mosnjohja e legjitimitetit të Kuvendit nga ana e Presidentit është puç.

“Nëse Presidenti nuk njeh legjitimitetin e Kuvendit, është puç, nuk është Republikë Parlamentare”, tha Braho.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img