Hapësire reklamuese

Politikë

Meta: Nuk më kërcet për Sigurimin e Shtetit, ata janë fëlliqësira!

Shkruar nga Newsbomb
Meta: Nuk më kërcet për Sigurimin e Shtetit, ata janë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme ka theksuar se ka firmosur një deklaratë e cila vërteton se ai nuk është bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit.

Ish kreu i shtetit u shpreh se “nuk i kërcet për Sigurimin e Shtetit” dhe se çështjes do i shkojë deri në fund. Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është ai i cili drejton anëtarët e Sigurimit të Shtetit.

Më tej kreu i PL theksoi se kjo betejë është e fituar dhe se mazhoranca duhet të ndihet e tmerruar.

“Kam firmosur deklarate me përgjegjësi penale që nuk jam bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit. Ato 5 fëlliqësira të Autoritetit po i çoj te Prokuroria e Ramës.

Ku i kërcet Ilir Metës, për Sigurimin e Shtetit, jo atë kohë që kam qenë fëmijë? Ata ligjin e kanë bërë si kanë dashur, si u ka dashur qejfi. Ligjet që bëjnë ku ti shijojnë më mirë Edi Ramës. Ti bën një ligj për të falsifikuar ose legjitimaur falsifikimin e 5 fëlliqësirave.

Ata meritojnë vetëm një emër, fëlliqësira. Ata kanë edhe dimesione humanitare dhe ti nuk mundesh të nxjerrësh emrat në Pazar të njerëzve të cilët kanë punët e tyre dhe ti marrësh emrin nëpër gojë Ilir Metës. Kjo është një  gjë  shumë e rëndë. As më kërcet fare mua ccfarë bëjën ata”, tha Meta.

Pjesë nga fjala e Metës: 

Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar.

Që nga data 3 e deri tani. Thotë ai ja ku e keni, nuk e keni lexuar. Këta nuk e lexuan, vajtën tek rruga e Kavajës, ne e dimë shumë mirë kush e ka bërë. Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet [ër një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thirrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme.

Këta për të dëmtuar Ilir Metën, provoj kojnë të kaluarën e shumë njerëzve. Pse të shkoj unë aty, a jemi shtet ligjor. Jam verifikuar që nga 92 e vazhdim, kam firmosur nëj deklaratë që nuk kam qenë bashkëpunëtor etj, me përgjegjësi penale. Tani paskam shpikur përrallat e këtyre që e dimë ne kur janë gatuar. Më co në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll