Hapësire reklamuese

Politikë

Meta: Nuk ka menaxhim perfekt të pandemisë, ndryshimet ne Kodin Penal të detyrueshme! Kishte boshllëk

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Republikës, Ilr Meta tha se masat e marra nga qeveria, por edhe reagimi i qytetarëve ka bërë që situata tani të jetë e qendrueshme në vend.

Meta theksoi se asnjë vend nuk ka mundur të bëjë një menaxhim perfekt të situatës. Përsa i përket ndryshimeve në Kodin Penal, Meta tha se ato ishin të detyrueshme, pasi kishte një boshllëk në të.

Nisida Tufa: A janë të duhurat masat e qeverisë?

Ilir Meta: Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtë çështje, duhet të kemi në konsideratë që s'ka menaxhim perfekt të kësaj kriize, asgjëkundi. Vetë OBSH-ja ka ndryshuar disa herë vlerësimin e saj për këtë virus. Edhe situata e pandemisë u shpall me shumë vonesë. Vende të ndryshme kanë pasur qasje të ndryshme ndaj kësaj pandemie. Duhet të jemi të fokusuar në vlerësimin objektiv të treguesve aktual, për sa i përket shëndetit publik dhe ekonomisë, në mënyrë që të ruajmë balancën e duhur, që avash avash të kthehemi në normalitet.

Nisida Tufa: Ka zëra kritikë që thonë se ndryshimet në Kodin Penal shkelin të drejtat e njeriut, cila është përgjigja juaj?

Ilir Meta: Në rast se nuk do të miratoheshin këto ndryshime, do të kishte boshllëk në kodin penal, do të kishte abuzime. U desh kjo situatë për të parë që kodi ynë penal nuk e mbulonte këtë aspekt. Nisma për të mbushur këtë boshllëk krijoi reagim të fortë në opinionin publik, por jo vetëm. U ngrit me të drejtë problemi i cënimit të drejtave të njeriut. Ajo që ishte racionale dhe që është e padiskutueshme, është që kishte një boshllëk në Kodin Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll