Hapësire reklamuese

Politikë

"Meta nuk është larguar kurrë nga LSI-ja", Lefter Koka tregon për sulmet e Presidentit ndaj vëllait të tij: Nuk e kuptoj pse... (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
"Meta nuk është larguar kurrë nga LSI-ja", Lefter Koka

Në një intervistë për emisionin "Breaking" në Top News, Koka tha se mandati që ai ka marrë në Durrës është mëse i merituar.

"Meta nuk është larguar kurrë nga LSI. Edhe Berishën e ri dhe të vjetër e kam parë, shoh edhe Metën që interpreton Berishën, por përveçse më kanë dhënë forcë më kanë bërë të punoj më shumë në këto zgjedhje. Në Durrës mandati im është i merituar, nuk ka rikthim  mbrapa LSI do të shkojë drejt normalitetit të saj",- tha Lefter Koka.

I pyetur se si është ndjerë në momentin që Presidenti i ka përmendur vëllain apo edhe djalin për sulme politike, Koka u shpreh se: “Meta ka marrëdhënie personale me tim vëlla dhe nuk e kuptoj se si në një ditë është me të dhe në një ditë kundër tij. Me tim bri s’jam ndjerë mirë. Të shohësh edhe një fëmijë si kundërshtar dhe ta kundërshtosh si armik është e pahijshme. Kam ndenjur me presidentin dhe s’do ta mendoja kurrë që t’i përmendja fëmijët”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu