Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Meta: Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri, Luçiano Boçi do i rikthejë buzëqeshjen, ta mbëshhtesim

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Elbasani kërkoi mbështetje për kandidatin e opozitës, Luçiano Boçi.

I bindur, Meta u shpreh se opozita do të fitojë në 14 maj dhe se kjo ditë do jetë festë.

“Me kandidatin tonë të përbashkët, profesor Luçiano Boçin dhe shumë intelektualë të tjerë, do t’i kthejmë buzëqeshjen Elbasanit. Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet. Elbasani është i dyti nga 12 qarqe për nivelin e varfërisë. Nuk e meriton Elbasani këtë. Dhe së dyti, rinia duhet mbajtur këtu. Me figura kaq të përgjegjshme, të formuara, me këtë eksperiencë tashmë të shkëlqyer që kanë, duke i dhënë të gjithë mbështetjen Luçiano Boçit, Elbasanit do t’i kthehet buzëqeshja. 14 maji do të jetë një tjetër ditë feste. Elbasani duhet të udhëhiqet nga mendje të ndritura që kurrë nuk i kanë munguar”, u shpreh Meta.

Sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, Elbasani nuk ka pasur zhvillim gjatë këtyre viteve të qeverisjes socialiste, duke e konnsideruar Luçiano Boçin, kandidatin e dalë nga “Primaret” e Sali Berishës, si njeriun që do i sjellë zhvillimin e munguar.

“Unë besoj se Elbasani me një kryebashkiak të ri si Luçiano Boçi që tashme është një figurë e shquar, Elbasani me figura të tilla do të arrijë që të demonstrojë një vizion të sigurt për rimëkëmbjen e tij të shpejtë për të shprehur të gjitha potencialet që ka Elbasani në zhvillim”, tha Meta.


Më shumë