Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta nuk dekretoi shkarkimin, Mynyr Koni rikthehet sot në detyrë

Shkruar nga Newsbomb

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar shkarkimin e këtij të fundit, kërkuar nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Koni është shprehur se pas dekretit të Presidentit është kthyer sot në detyrë.Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se vlerëson maksmialisht presidentin Meta.

" Unë kam qenë i pezulluar për tre javë dhe sot pas dekretit të presidentit unë vazhdoj të ushtroj kompetencat e rektorit të Universitetit të Tiranës. Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij shpjegues e vlerësoj maksimale. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij kuy mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dge garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri', ka thënë ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll