Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Meta: Një pjatë peshk në Durrës është më shtrenjtë se në Kosovë, shkak monopolet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke zhvilluar një takim me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit.

Meta ka akuzuar qeverinë për krijimin e monopoleve në të gjitha fushat duke shkatërruar konkurrencën e ndershme si dhe duke shkaktuar rritjen e papunësisë dhe varfërisë.

Për ta ilustruar këtë, Meta mori si shembull çmimin e peshkut në Durrës, ku sipas tij kushton më shtrenjtë edhe se në Kosovë.

“Pse kushton më shumë një pjatë peshk në Durrës sesa në Kosovë. Sepse kudo, edhe në fushën e peshkimit, janë interesa të mbyllura, të lidhura personalisht me Edi Ramën, të cilët i ndryshojnë ligjet sipas interesit. Duke hequr licencat, duke penguar konkurrencën. Dhe shumë familje që jetojnë me këtë aktivitet, por njëkohësisht janë kërcënim edhe për fabrikat e përpunimit. Kudo monopole në çdo fushë, bëjnë që të kemi këtë ekonomi kaq të mbyllur, me çmime kaq të larta dhe me këtë pamundësi për të përballuar varfërinë në gjithnjë e në rritje”, u shpreh ndër të tjera Meta.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img