Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta nis vizitën në Mal të Zi, Podgorica vishet kuqezi (AXHENDA)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta nis sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Meta do të ketë takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç dhe Kryeministrin, zoti Dushko Markoviç.

Gjithashtu, Presidentit Meta do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi dhe do të vizitojë qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Sipas mediave vendase, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidenti Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

 

cec98af8-3eba-49f2-a23a-f1a2918ac96c.jpgc6e3b7fc-729c-4b15-bb20-df09f00a8569.jpg4aeb149b-e853-438f-ae39-30662959fc17.jpg

331b2f1e-cc53-404e-b764-16e1e500979a.jpg

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll