Hapësire reklamuese

Politikë

Meta ngre tonet: Kush shet votën, shet motrën! Kam ngitur struktura në çdo qark, 1 thirrje në ‘FB’ e kam, është betejë për jetë a vdekje

Shkruar nga Newsbomb
Meta ngre tonet: Kush shet votën, shet motrën! Kam ngitur struktura

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke folur për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit përmendi edhe një shprehje të bërë sot meme në rrjete sociale, “kush shet votën shet edhe motrën”, shprehje të cilën ai e aprovoi.

Meta tha në emisionin "Log" se do të ngrejë struktura të posaçme për të bërë të mundur ruajtjen e votës në qarqet më të vështira. Kreu i Shtetit deklaroi se ai ka disa kompetenca të tjera që çdokush do i mësojë nëse do të jetë nevoja.

Meta: Ekipet me mia do jenë në çdo qark aty ku janë rreziqet më të mëdha. I kam thënë edhe ndërkombëtarëve u kam thënë po të mbanit qendrime të qarta nuk do zgjidhej kryeprokurori me 69 vota dhe nuk do ndodhte 2017-a. Ja kam thënë qartë. I bëj thirrje policisë të mos i shërbejë pushtetit. I bëj thirrje qytetarëve të mos intimidohet. Pashë një meme sot “kush shet votën shet edhe motrën”. Të gjithë njerëzit e pabesë e të papërgjegjshëm që përçmojnë shqiptarët meritojnë të dënohen me votë.

Pyetje: Ke ndërtuar strukturë të posaçme për ruajtjen e votës?

Meta: Një thirrje në facebook e kam unë ndërtimin e strukturës, unë e ndëtrtoj për një sekondë. Ka ca kompetenca të tjera Presidenti që do i mësoni më vonë nëqoftëse do jetë nevoja. Është luftë për jetë a vdekje kjo, për 100 vitet e ardhshme jo për mua, unë u bëra kryeministër 32 vjeç. Duke qenë president t’ja dorëzoj Shqiprinë armiqve nuk bëhet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu