Hapësire reklamuese

Politikë

Meta ngre ALARMIN: Është cënuar Siguria Kombëtare nga kultivimi i kanabisit, po bëhen vrasje seriale...

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ngritur alarmin teksa ka thënë në një intervistë për gazetarin Malo se është cënuar Siguria Kombëtare e vendit.

Sipas Kreut të Shtetit kjo vjen si rezultat e kultivimit të madh të kanabisit në vend, gjë që ka shkaktuar një zinxhir vrasjes në seri.

Meta deklaroi se gjë ndikon dhe në investimet e huaja që kohët e fundit janë tkurrur.

Pyetje: Po ta shikosh kur themi partia në pushtet gjithmonë kemi parasysh Partinë Socialiste, por i gjithë ky shtim rrënjësh kanabisi është shoqëruar edhe me një zinxhir vrasjesh. Madje vrasjet janë aq të lidhura me njëra tjetrën, janë aq seriale, sa ne trembemi si qytetar.  A  është cenuar siguria?

Presidenti Meta: Pa asnjë dyshim që siguria kombëtare është cenuar seriozisht. Sa më shumë të rriten fenomenet kriminale, sa më shumë të rritet fenomeni i pastrimit të parave, sa më shumë të minohet klima e konkurrencës dhe e demotivimit të atyre që bëjnë biznes të ndershëm e të shëndetshëm, aq edhe më shumë probleme do ketë edhe me sigurinë kombëtare.

Po edhe për sa i takon ekonomisë kombëtare, pasi kuptohet në një situatë të tillë demotivohen të gjithë investitorët seriozë vendas, apo të huaj.

Natyrisht që ky është një inkurajim vetëm për grupimet kriminale, të cilat kërkojnë të dominojnë në çdo aspekt, në tregëti, në ndërtime, në çdo investim.

Në këtë mënyrë shohim se si rriten kostot e qytetarëve, rriten çmimet edhe të ndërtimeve edhe të gjithçkaje tjetër.

Kuptohet, kjo i kthen të gjitha bizneset në nënkontraktor të nënkontraktorëve. Pra, të gjithë punojnë për shumë pak njerëz.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu