Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta: Nga zgjedhjet e 25 prillit Shqipëria pret një PËRMBYSJE të madhe, jo thjesht një rotacion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e8ee34f50e042b83511b6fda21cd4758

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se në 25 prill 2021 vendi ynë prej një përmbysje të madhe, duke lënë të kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme fituese do të jetë opozita e bashkuar.

Kreu i Shtetit u shpreh gjatë intervistës për gazetaren Nisida Tufa, se rotacioni politik është i nevojshëm pasi është përkeqësuar situata politike dhe ekonomike në vend.

Meta tha se ka ardhur momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane.

Pyetje: Në kushtet që jemi duket qartë, dhe është shprehur qartë që kryeministri Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Po kështu dhe qeveria kërkon mandatin e tretë. Në anën tjetër Ju si President i Republikës, jeni shprehur pro rotacionit, sepse Shqipërisë i ka ardhur momenti për t’iu nënshtruar rotacionit. Dua t’iu pyes, cilat janë përpjekjet e opozitës? Si i vlerësoni Ju, për të arritur këtë rotacion?

Meta: Për mua nuk është më i rëndësishëm rotacioni, sepse ai do të thotë më shumë ndryshim raportesh në qeverisjen e vendit. Vendi ka nevojë për një përmbysje, në kuptimin më të mirë të fjalës. Unë, e them shpesh koha e ndryshimit ka ikur që prej katër vitesh. Këto katër vite, që kemi kaluar kanë folur për një përkeqësim të rëndë të situatës, në funksionimin e shtetit të së drejtës. Kemi parë një përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale, që përpara se të ndodhte pandemia. Ka një rritje të polarizimit shoqëror në vend. Kemi një rritje të jashtëzakonshme të borxhit. Ndërkohë kemi një rënie të ndjeshme të ardhurave për  qytetarët shqiptarë, që do të thotë se ky borxh që është marrë ngrihet në nivele shumë të larta dhe nuk ka shërbyer as për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe as për të luftuar varfërinë. Ky borxh ka shkuar në interes të grupeve të përzgjedhura të sipërmarrësve, të cilët kanë vazhduar të fitojnë koncesione tepër të dyshimta. Në këtë drejtim, jemi në një situatë ku vetë mosçelja e negociatave me Bashkimin Europian tashmë për një kohë të gjatë, tregon për krizën, jo thjesht për stanjiacionin. Është momenti për një ndryshim të fortë dhe të qartë të vendit, që do përcaktojë një rrugë të qartë europiane, dhe kjo arrihet vetëm përmes një ndryshimi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img