Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Meta nga Elbasani ngushëllon familjen e viktimës dhe bën fajtore Policinë: Janë të njëanshëm, disa individë lëvizin me armë në brez

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka shprehur familjes Xhuvani ngushëllimet e sinqerta për humbjen e tyre ditën e sotme.

Ai tha gjatë një interviste për gazetarin Fatos Salliu se fajin për këtë agravim dhe degjenerim të situatës në Elbasan e ka Policia dhe Prokuroria pasi janë të njëanshme. Sipas Kreut të Shtetit individë me cv kriminale lëvizin lirshëm me armë në brez.

Ilir Meta: Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit. Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer në një nga qytetet më problematike. Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur. I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim. Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhi në Partinë Socialiste. Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img