Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Meta nga Bulqiza: Ne s’hapim rrugë për fushatë, në vjeshtë nis Rruga e Arbrit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9cb658e28a0d737d3aee15018c6e7bf6

Ilir Meta ka deklaruar sot nga Bulqiza, ku ishte për të prezantuar kandidatin e së majtës, Melaim Damzi, se nuk janë hapur rrugë për fushatë dhe se në Bulqizë investimet në industrinë nxjerrëse të kromit janë realitet. Meta tha se në 21 qershor duhet të votojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, për t’i dhënë fund çorganizimit territorial të 25 viteve.

“Ju e keni ndjerë angazhimin e kësaj qeverie në këto 18 muaj për të mbajtur premtimet para banorëve të shkëlqyer të Bulqizës. Tashmë investimet për industrinë  enxjerrjes së kromit janë një realitet, jo një premtim. Kemi treguar se nuk hapim rrugë thjesht për fushata elektorale dhe nuk i lëmë rrugët, rrugëve. Siç e tha dhe miku im Cani, në vjeshtë fillon dhe do të përfundojë Rruga e Arbrit. Ajo do ta lidhë Bulqizën me Tiranën për 40 minuta, duke I dhënë fund izolimit historik të kësaj zone.”, tha Meta.

Më tej ai tha se bulqizakët duhet t’i thonë ‘’Po’’ kandidatit të majtë.

“Do t’iu lutesha qytetarëve shqiptarë të mos e humbin rastin për të marrë pjesë në zgjehdje se nuk janë të zakonshme. Në 21 qershori populli shqiptar do t’i japë fund një çorganizimi territorial në 25 vite dhe do t’i hapë rrugë riorganizmit me 61 bashkitë e reja. T’i thoni ‘’Po’’ këtu në Bulqizë Doktor Melaimit, ai është një doktor mjaft human dhe i ndjeshëm që i ka shërbyer komunitetit në vite dhe jam i bindur se do jetë një administrator i shkëlqyer i bashkisë së madhe të Bulqizës”, përfundoi Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img