Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka qenë në qytetin e Vlorës për ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se kjo është një datë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, ku kombi ynë i referohet babait të pavarësisë Ismail Qemali dhe figurën emblematike Isa boletini.
“Është kënaqësi e veçantë të takohemi sot në Ditën e Flamurit në qytetin e flamurit, në Vlorë. Ky është një 28 nëntor pak i vecantë ëpr shkak edhe të pandemisë, jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në festimin e ditës më të madhe të populit tonë, por jemi besimplotë se 28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera dhe plot madhështi. Ky është një 28 nëntor i vecantë edhe për një arsye tjetër sepse 3 muaj më parë festuam 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë dhe funksionimin e shtetit shqiptar.
Këto 2 ngjarje të mëdha lidhen me Vlorën dhe jam këtu për t’u përulur me nderimin më të madh ndaj atyre që shpallën pavarësinë këtu në 1912 dhe ata që dhanë jetën dhe u sakrifikuan për pavarësinë e shpallur nga Ismail Qemali. Jemi për të festuar dhe kuptuar se pavarësia duhet të mbrohet çdo ditë, dhe mbrojtësi i kësaj është sovraniteti i popullit në këtë vend.
Kosova është Shqipëri. Vetë 28 nëntori dita ku gjithë kombi i referohet babait të pavarësisë Ismail Qemali dhe figurës emblematike Isa Boletini dhe kujton sakrificat e mëdha për të shpëtuar shtetin shqiptar. Për mua ishte kenaqësi të takoj në Vlorë vëllezër dhe motra nga Kosova.
Nuk kemi kohë të humbasim me akte të cilat u shërbejnë armiqve të Shqipërisë, dhe nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe as Kosovës”, tha Meta.