Hapësire reklamuese

Politikë

Meta në SHBA, pritet nga Senatori Republikan Ron Johnson

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur nga Senatori Republikan Ron Johnson.

Meta është shprehur se beson në angazhimin e SHBA në Ballkanin Perëndimor si faktor kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Ron Johnson është gjithashtu edhe Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën Komisionit për Europën.

" Një pritje e ngrohtë në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Senatori Republikan, z.Ron Johnson.

Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të SHBA në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor", tha Meta përmes një statusi në facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll