Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta në Qendrën e Gjakut, dhjetëra shtetas europianë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë: U jam mirënjohës!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

095fb149fc82723c79c35e29efa1784e

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Qendrën e Dhurimit të Gjakut, ku ka takuar nga afër disa shtetas europianë dhe amerikanë të cilët punojnë në Shqipëri, dhe janë organizuar e kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

“Thellësisht mirënjohës për dhjetëra shtetas europianë dhe amerikanë, të cilët jetojnë e punojnë në vendin tonë, që të grupuar vullnetarisht ju përgjigjën thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke organizuan një seancë në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë”, shkruan Meta ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Shqipëria vuan nga mungesa e depozitave të gjakut për fëmijët talasemikë e të sëmurët kronikë, por gjendja është përkeqësuar më tej nga pandemia COVID-19.

Kufizimet dhe masat parandaluese kanë dekurajuar disi dhurimin e gjakut, por asgjë nuk ka për t’u frikësuar dhe me një akt human, secili prej nesh mund të shpëtojë jetë.

Thellësisht mirënjohës për dhjetëra shtetas europianë dhe amerikanë, të cilët jetojnë e punojnë në vendin tonë, që të grupuar vullnetarisht ju përgjigjën thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke organizuan një seancë në ndihmë të fëmijëve talasemikë shqiptarë.

Falenderim i veçantë për nismëtaren e këtij akti human, gazetaren e blogeren britanike, Alice Taylor, si edhe për Ambasadoren e Suedisë, Elsa Hastad, të cilat dhanë vetë shembullin e tyre frymëzues edhe për ne.

U ndjeva shumë mirë në bisedat me miqtë e huaj, të cilët më thanë njëzëri së akti i tyre human ishte shprehje e mirënjohjes për mikpritjen tradicionale shqiptare. Në këtë periudhë të vështirë pandemie, është koha të mendojmë për njerëzit më në nevojë, për të qenë pranë tyre, në mbrojtje të shëndetit dhe jetës.

Miqtë e vërtetë, njihen në ditë të vështira. Të tillë kanë qenë për popullin shqiptar, Bashkimi Europian dhe SHBA e shumë shtetas të tyre, të cilët gjithashtu i falenderoj edhe për ndihmat bujare të dhëna për luftën kundër pandemisë COVID-19.

Shqipëria vuan nga mungesa e depozitave të gjakut për fëmijët talasemikë e të sëmurët kronikë, por gjendja është…

Posted by Ilir Meta on Friday, January 22, 2021

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img