Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
45 %
5.1kmh
75 %
Mar
18 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
13 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Meta në përkujtimin e 2 prillit: Do e çojmë deri në fund amanetin e dëshmorëve. Shqipëria është në situatë kritike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta është shprehur nga Shkodra, në përkujtimin e masakrës së 2 prillit se ai si një student i dhjetorit do të jetë gjithmonë në mbrojtje të demokracisë.

“Jemi këtu edhe për tu angazhuar, për ta çuar deri në fund amanetin e tyre dhe të dëshmorëve të tjerë, që ranë për demomkraci dhe zgjedhje të lira. Për mendimin e lirë në Shqipëri. Ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga partia-shtet.

Unë kam patur ftesën si president nga shoqata e 2 prillit dhe kam bërë cdo gjë për të qenë sot prezent këtu. Vendi është në një situatë kritike, në një udhëkryq që ne do e kalojmë falë ndërgjegjësimit të qytetarëve”, tha Meta për mediat atje.

Më tej, Presidenti shtoi se fuqinë e votës në këto zgjedhje shqiptarët do ta përdorin për të mos lejuar shpopullimin dhe zëvendësimin me banorë të vendeve të tjera.

“Unë jam student i dhjetorit. Kam qenë i bindur në padrejtësinë e atij sistemi. Gjithmonë kam qenë në anën e demokracisë. Asnjëherë nuk kam qenë për kapjen e shtetit dhe zëdhënës i kapjes së shtetit. Unë jam këtu ti bëj të qartë cdo qytetari se ai është zot i vendit të tij.

Fuqinë e kësaj vote ta përdorim për të mbrojtur demokracinë. Për të mos lejuar më largimin e shqiptarëve për t’i zëvendësuar ata me banorë të vendeve të tjera”, tha ai.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit