Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Meta në New York, mesazh për 110 vjetorin e themelimit të “Vatra”: Kontribut për pavarësinë, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta gjatë ditëve të fundit ndodhet në New York, ku ka marrë pjesë së fundmi edhe në ceremoninë e 10 vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë diktaturës komuniste, “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.

“Shumë i lumtur të ndodhem në Neë York, mes qindra bashkëkombasve nga të gjitha trevat shqiptare, për të festuar me madhështinë që meriton, 110-vjetorin e themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, historinë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare dhe diplomatike, “Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjeve kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë, për të patur më pas ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë.

Gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën.

Sot, 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”.

Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen  shqiptare.

Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të “Vatrës!

Zoti e bekoftë Kombin tonë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta.

Më shumë




spot_img








spot_img