Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta në mbrojtje të kauzës për Lumin Vjosë: Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin e komunitetit, të tërhiqet urgjentisht…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme është bërë pjesë e një mesazhi sensibilizues ndërkombëtar për mbrojtjen e Vjosës nga çdo projekt shkatërrimtar dhe krijimin e Parkut Kombëtar përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se qeveria në detyrë duhet të dëgjojë zërin e komunitetit për t'u tërhequr urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.

Postimi i plotë i Metës:

Me shumë kënaqësi mbështeta sot nismën e mrekullueshme të aktivistëve mjedisorë për përgatitjen e një mesazhi sensibilizues ndërkombëtar për mbrojtjen e Vjosës nga çdo projekt shkatërrimtar dhe krijimin e Parkut Kombëtar përgjatë gjithë lumit duke përfshirë edhe degët e tij.

I përgëzova për mesazhin e mençur të vendosur në Sheshin kryesor të Tiranës "Nënë Tereza", që shumë shpejt do të shfaqet edhe në shumë kryeqytete të Europës.

Mirënjohje të gjithë aktivistëve, akademikëve e shkencëtarëve vendas dhe të huaj, 36 organizatave mjedisore, autoriteteve të BE, si dhe aktorit të jashtëzakonshëm Leonardo DiCaprio, për ndërkombëtarizimin e kësaj kauze.

Qeveria ende në detyrë të dëgjojë zërin me shumë integritet të tyre dhe të komunitetit për t'u tërhequr urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare dhe europiane.

Ne, gjenerata e sotme, kemi detyrimin për të mbrojtur burimet dhe pasuritë tona natyrore, për të gjithë brezat e ardhshëm.

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!  ??

161490750_3851333441579567_216651704460720130_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll