Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
3.6kmh
75 %
Pre
13 °
Sht
15 °
Die
13 °
Hën
10 °
Mar
9 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Meta në homazhet për Besim Zekthin: Trishtues dhe pikëllues momenti për t’i dhënë lamtumirën Kryeshqiponjës së valles së shqipeve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e1b704e812f482cba84b704b2d2a976b

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për mjeshtrin e valleve popullore Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84 vjeçare.

Ai shprehet se momenti i dhënies së lamtumirës së fundit Kryeshqiponjës së valles së shqipeve është shumë trishtues dhe pikëllues.

Meta thotë se Besim Zekthi do të kujtohet gjithmonë për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit tonë.

“Shumë trishtues dhe pikëllues momenti për t’i dhënë lamtumirën e fundit një personaliteti të jashtëzakonshëm të artit shqiptar, Kryeshqiponjës së valles së shqipeve, Nderit të Kombit, Besim Zekthi, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me nderim dhe respekt për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit tonë në skenat më të njohura europiane e botërore, edhe në momentet më të errëta të izolimit të Shqipërisë.

Kujtimi më i mirë i Besim Zekthit dhe i të gjithë personaliteteve si ai, është të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, të jemi krenarë për përkatësinë tonë shqiptare dhe të forcojmë identitetin kombëtar.

Kjo është rruga më e shpejtë edhe për t’u integruar si të barabartë në familjen europiane”, shkruan Meta.

106374248_3123598834353035_8714297107646186661_o.jpg106588990_3123598687686383_5185330281984234530_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img