Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Meta në Gjermani, takohet me presidenten e Parlamentit të Westfalisë së Renit të Veriut

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilir Meta pas Italisë ka shkuar drejt Gjermanisë për të vazhduar vizitat e planifikuara të tij. Kryetari i Kuvendit është takuarme presidenten e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut Karina Godecke.

“ Gjermania në tërësi dhe Landi i Westfalisë së Renit të Veriut në veçanti, janë një shembull i jashtëzakonshëm i transformimit dhe aplikimit të teknologjive të reja. Modeli i shkollimit dhe kualifikimit dual për të rinjtë është një fushë me interes të lartë për bashkëpunim. Vlerësoj rolin dhe kontributin e shqiptarëve që jetojnë në Landin e Westfalisë së Renit të Veriu dhe nivelin e lartë të integrimit të tyre”, tha Meta.

Godecke shprehu angazhimin e saj për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në nxitjen e bizneseve dhe kompanive të Landit që të investojnë në Shqipëri. Presidentja e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut mirëpriti ftesën e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për të vizituar Shqipërinë në një kohë të afërt.

Së bashku me Metën është edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img