Hapësire reklamuese

Politikë

Meta nderon me titullin “Gjergj Kastriot Skëndërbeu” amerikanin: Është mik i shquar i shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
Meta nderon me titullin “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, ka nderuar me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, Daniel Serwer.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Shqipëria i është mirënjohës Serëerit për kontributin e dhënë në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë.

“Në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me SHBA, pata kënaqësinë e veçantë të nderoja me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, një nga personalitetet më të njohura të politikës së jashtme dhe njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C, mikun e shquar të kombit shqiptar, Prof. Daniel Serwer.

Përherë mirënjohës për kontributin e tij të çmuar në promovimin dhe lartësimin e çështjes shqiptare në SHBA, për angazhimin shumë të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, duke spikatur veçanërisht si një zë i fuqishëm në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut, sidomos në vitet e vështira nëpër të cilat ka kaluar kombi ynë.

Ndihmesa e vyer e Prof. Serëer në shërbim të konsolidimit të paqes dhe perspektivës euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, meriton gjithashtu falenderim të madh”, shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu