Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

“Meta na shkatërroi fushatën”, LSI reagon ndaj deklaratave të Bashës: Koha e “kunat opozitës” është djegur, as deputet nuk do të zgjidhesh më o vulëhumbur!

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari i është përgjigjur Lulzim Bashës pas akuzave të këtij të fundit ndaj LSI-së dhe presidentit të vendit, Ilir Meta. 

Në një postim në Facebook, Braimllari i kujton kryedemokratit Basha se koha e “kunat-opozitës” është djegur përgjithmonë, duke shtuar se opozita e bashkuar u tradhtua nga kryetari i saj. Sipas tij në zgjedhjet e tjera, Basha nuk  do të fitojë as mandatin e deputetit.  

Postimi i Endrit Braimllarit:

Koha e Kunat opozitës është djegur përgjithmonë!

Të gjithë sot e kanë të qartë të vërtetën. Se Opozita e Bashkuar u tradhëtua nga kryetari i saj, ndaj nuk u arrit fitorja e ndryshimit në 25 Prill. Fitorja e 25 Prillit iu shit Edi Ramës në tavolinë nga Lulzim Basha, i cili është edhe autori i vetëm i fushatës zgjedhore përçarëse mes kampit opozitar, siç e kanë pohuar gjatë dhe pas fushate kandidatët e PD.

Lulzim Basha e kthehu opozitën e bashkuar në kunat-opozitë, që mision të sajin nuk kishte më ndryshimin por bashkëpunimin financiar me regjimin. Askush nuk do t’i bëjë dot bisht përgjegjësive! Boll deklaratave me regji nëpër televizione, por dil dëgjo opozitarët, demokratët, e ata pa parti.

Dëgjo peshën e madhe të përgjegjësisë personale për situatën që po shpopullon vendin dhe po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Sepse është botërisht e ditur, se kush refuzon të pranojë të vërtetën, vështirë se gjen paqe. Ti dogje mandatet pabesisht duke mashtruar në emër të “gjermanëve”! Ti ia fale gjithë pushtetin lokal eEdi Ramës! As deputet nuk do dalësh herën tjetër o vulëhumbur!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img