Presidenti Ilir Meta tha sot se e ka gati përgjigjen nëse kryeministri Edi Rama i përmend bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
‘Nëse më thotë burri i Monikës do t’i them gruaja e Bilalit. Unë jam president, nuk më intereson Monika dhe askush tjetër. Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, u shpreh presidenti.
Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se kush ka propozime për zgjidhjen e krizës politike, ai është gati t’i presë.
Meta tha se e pret kryeministrin në Presidencë në mënyrë që edhe ai të japë propozimet e tij për zgjidhjen e krizës.