Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut: Privilegj ta njihja nga afër këtë simbol të rezistencës heroike ndaj diktaturës komuniste

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar i trishtuar për ndarjen nga jeta të Qani Sadiku, një nga qëndrestarët e diktaturës komuniste. Ai vuajti 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunist.

Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndihet i priviligjuar që kishte fatin të njihte nga afër këtë simbol të rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste.

“Me trishtim të madh mësova largimin nga jeta të Qani Sadikut.

Ka qenë privilegj ta njoh nga afër këtë simbol të rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste, dëshmi e shpirtit të pamposhtur dhe sakrificës në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Sadiku dhe komunitetit të ish-të përndjekurve politikë!

Të prehet në paqen e merituar!”shkruan Meta në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img