Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Paulin Prekës: I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar

Shkruar nga Newsbomb
Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Paulin

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Paulin Preka, “Mjeshtër i Madh” i humorit shkodran dhe aktor i mirënjohur i skenës shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhin e tij të ngushëllimit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se kujtimi i Prekës do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar.

“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.

Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.

I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!

Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta.

LEXO EDHE: E trishtë, shuhet në Itali “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran Paulin Preka

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll