Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reguar në lidhje me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të deputetit socialist, Bashkim Fino.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ndarja nga jeta e Finos i ka tronditur të gjithë këtë mëngjes.

Kreu i shtetit shkruan se Fino ishte një politikan i moderuar e kryeministër i Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor.

“Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes.

Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!

Ngushëllimet më të ndjera, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona,” shkruan Meta.

Kujtojmë që Fino ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Ai prej më shumë se një muaji ishte i prekur nga Covid-19, por fatkeqësisht nuk ka arritur ta fitojë betejën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img