Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arben Lazes: Humbje e madhe për familjen dhe komunitetin sportiv në vendin tonë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit.

Kreu i Shtetit thotë se ikja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij dhe  por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë. Ndër tët tjera Meta shpreh mirënjohje për angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:  

Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img