Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aleks Luarasit: Humbje e madhe për botën akademike, u prehtë në paqe!

Shkruar nga Newsbomb
Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Aleks Luarasit:

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarje nga jeta të profesorit të mirënjohur Aleks Luarasi.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit e cilëson Luarasin si një si një pioner të guximshëm të modernizimit të sistemit arsimor. Ai shkruan se profesori ka spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, jetën akademike, institucionet qeverisëse dhe në forumet ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I japim sot lamtumirën e fundit njërit prej ikonave të jurisprudencës shqiptare, Profesorit të nderuar Aleks Luarasi, simbol i vlerave arsimdashëse dhe intelektuale të shoqërisë dhe kombit shqiptar.

Pioner i guximshëm i modernizimit të sistemit tonë arsimor, kontributi i tij mjaft i spikatur në fushën e mendimit bashkëkohor juridik, në jetën akademike, në institucionet qeverisëse, në forumet ndërkombëtare dhe në shumë angazhime të tjera profesionale me rëndësi madhore në proceset demokratizuese në vend do të mbetet përherë i respektuar.

Urtësia, mençuria, vullneti dhe vizioni i Profesor Luarasit do të na mungojnë të gjithëve!

Ngushëllime familjes dhe botës akademike shqiptare për këtë humbje të pazëvendësueshme!

Të prehet në paqe!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll