Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Ahmet Golemit: Do të mbetet një “universitet” për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të boksierit të njohur Ahmet Golemi.

Me anë të një postimi ne rrjtet sociale, Meta shkruan se Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e  sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

“I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, “Kasus Klejit shqiptar”, Ahmet Golemi.

Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në “duel” edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t’u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.

Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një “universitet” për brezat e  sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.

Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira.

Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt! 🥊🇦🇱” shkruan Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img