Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Edi Luarasit: Figurë frymëzuese për të rinjtë, sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive të regjimit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i vendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktores së njohur të skenës shqiptare, Edi Luarasi.

Kreu i Shtetit shkruan se Luarasi do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Meta shprehet se pak muaj më parë e vlerësoi artisetn me dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me shumë keqardhje mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së mirënjohur dhe të talentuar, Edi Luarasi, një prej ikonave të filmit dhe skenës shqiptare, të cilën vetëm pak muaj më parë pata privilegjin ta vlerësoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”.

Edi Luarasi, do të mbetet një figurë frymëzuese për artistët e rinj, veçanërisht për vajzat dhe gratë, si shembull i kurajës qytetare, lirisë, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, që sfidoi diktaturën për të triumfuar si dëshmitare e padrejtësive absurde të regjimit të kaluar.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe komunitetit të artistëve, lutem të prehet në paqen e merituar!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img