Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Meta merr në Presidencë biznesmenin që kërcënohet dhe gjobitet nga policia: Tani je në besën time, ç’do të ndodhë ty do më ndodhë edhe mua

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po mban sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, lidhur me temën e patronazhistëve që është bërë shumë mediatike ditët e fundit.

Meta ka ftuar në ambientet e presidencës biznesmenin Erion Mane, i cili është ankuar te Kreu i Shtetit për kërcënim dhe gjobvënie të padrejtë në biznesin e tij. Ai i ka thënë se ka lidhje me këtë çështje patronazhisti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Teksa e ka ftuar të flasë dhe të tregojë rastin më konkretisht, Meta i ka thënë atij se është në besën e Kreut të Shtetit, nëse i ndodh gjë vetë Meta do të mbajë përgjegjësi.

Ilir Meta: Të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës, të dashur përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, fillojmë këtë konferencë shtypi, siç kam thënë çdo 3-4 orë do të kemi zhvillime interesante lidhur me çështjen e patronazhistëve. Këtë të shtunë marr një mesazh nga një qytetar emrin e të cilit nuk ia kisha, por ia regjistrova më vonë. Ai më thotë “Përshëndetje, Erion Mane ju shqetëson. Kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Kam kohë që biznesi im kërcënohet dhe gjobitet herë pas herë. Sot zbulova patronazhistin dhe bashkëpunëtorët e tij. A ta publikoj më tha me lejen tuaj. Dua të përballem në emision të drejtpërdrejt më tha. Nuk kam frikë nga gjobat dhe horrat. Jam Erion Mane dhe nuk kam frikë nga asgjë, të gjobitesh në 2021 pse ke publikuar foton e një politikaneje dhe të kesh cituar fjalën e saj është për të ikur dhe për të kërkuar azil politik. Më dërgon numrin e Fevziut dhe Bledi Gonxhes. Më dërgon një bisedë mes tij dhe Gonxhes sepse është drejtoria ku varet biznesi im. I kërkova pse gjobitem nga policia rrugore. Mora vesh më pas dhe më treguan dhe një screenshot më pas postimin tim që kisha bërë unë. Aty thuhej 2 orë më parë ndërsa postimi është bërë para 3 muajsh, që do të thotë e kanë kapur screenshot dhe e kanë mbajtur për të më bërë presion. Jam djali që kisha debatin te Fevziu. Zotria është takuar me mua në Maj të 2020 ku një grup përfaqësuesish operatorësh turistikë kërkuan një takim me mua për lehtësime. Pasi ka bërë dhe një shënim pas takimit në presidencë. Erion tani ti je në besën time dhe çdo gjë që do të ndodhë ty do më ndodhë dhe mua.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img