Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta me tone të ashpra: Ata nuk janë patronazhista, por FUKSA! Dikush duhet të ishte në BURG, shumë shpejt do keni prova

Shkruar nga Newsbomb
Meta me tone të ashpra: Ata nuk janë patronazhista, por FUKSA! Dikush

Presidenti i Republikës Ilir Meta po mban aktualisht një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp e cila u lajmërua pak minuta më parë.

Meta është ndalur në temën e ditëve të fundit, patronazhistët dhe “misioni” i tyre. Ai tha se ata nuk janë patronazhista, por fuksa, dhe për shumë shpejt paralajmëroi fakte dhe prova. Sipas Metës, diksuh tashmë duhet të ishte në burg.

Ilir Meta: Prisja që dikush të ishte në burg tani, pasi të dhënat personale të qytetarëve janë publikuar kudo. Nuk janë patronazhista, janë fuksat që populli shqiptar ka njohur në gjithë këto vite. Së shpejti do keni prova serioze pse patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistemi që ata kanë bërë për të shantazhuar ata që janë përkrahës të opozitës. Është e tmerrshme të shikosh dhe kjo është me prova se si patronazhisti pasi verifikon simpatinë politike, shikohet personi se kë voton dhe më pas hetohet se çfarë problem ka mbështetësi i opozitës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll