Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
38 %
4.6kmh
0 %
Hën
32 °
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Meta me të moshuarit: Trajtimi shëndetësor nga shteti, thuajse i papërfillshëm! Braktisja një plagë e rëndë! Nuk mjafton një gjel deti për Vit të Ri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f28cb50c225b2bac23f235dca166ee92

Presidenti Ilir Meta e ka nisur këtë mëngjes të enjteje me të moshuarit.

Meta ngre alarmin për braktisjen e tyre nga shteti teksa thotë se për ta nuk mjafton vetëm pagimi i një gjeli deti për Vitin e Ri por duhen masa konkrete përkrahjeje.

“Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.

Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm.

Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.
Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve”, shkruan Meta.

REAGIMI I PLOTË I ILIR METËS:

Mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj gjithë të moshuarve të Shqipërisë që aq shumë kanë dhënë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe Atdheut tonë.

Pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.

Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm.

Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë.
Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve.

Rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, janë disa masa efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.

Është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje.

Më shumë

spot_img
spot_img