Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta me kandidatin e Skraparit: Më 14 maj merr fund modeli kriminal që po shpopullon Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Meta me kandidatin e Skraparit: Më 14 maj merr fund modeli kriminal që

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar sot nga Skrapari se 14 maji do t’i japë fund modelit të rritje së taksave me zero shërbime për qytetarët.

Ai ka publikuar një foto me  qytetarët dhe kandidatin për Bashkinë e Skraparit Euglen Mustafallari,  ku shkruan se ky i fundit do të bëjë më të mirën për qytetarët.

“Skrapari nuk ka më kohë për të humbur. Në 14 Maj merr fund modeli i rritjes së taksave me zero shërbime për qytetarët. Merr fund modeli kriminal që po e shpopullon Skraparin dhe gjithë Shqipërinë. Pas 14 Majit, nuk do të ketë më asnjë punonjës policie që të pengojë qytetarët të hyjnë në bashki dhe t’u kërkojnë llogari të zgjedhurëve të tyre.

Me Euglen Mustafallarin do t’ia rikthejmë Bashkinë e Skraparit qytetarëve. Si djalë energjik i Skraparit, si menaxher i aftë dhe bashkëpunues, ai do të bëjë më të mirën për bashkëqytetarët e tij.BashkëFitojmë”, shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese