Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Meta me ambasadorin e ri të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik e tregtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94844c924979f8e42e80e8d111c4ac5e

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka pritur në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta i ka uruar suksese ambasadorit në misionin e tij në Shqipëri, për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes dy popujve dhe vendeve tona.

“Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita në një takim Ambasadorin e Rumanisë, Sh.T.Z Octavian Serban.

I urova suksese në misionin e tij për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht shumë të mira mes vendeve tona dhe e falenderova me mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në themel të marrëdhënieve historike mes popujve tanë qëndron aktiviteti i çmuar i diasporës shqiptare në Rumani për ruajtjen e traditës, gjuhës e kulturës shqipe, por veçanërisht kontributi i saj i vyer për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë” shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img