Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Meta mbështet kandidatin e opozitës për Bashkinë e Beratit: Do sjellë ndryshimin që ky qytet meriton!

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen për kandidatin për kryebashkiakun e Beratit, Dr.Zija Ismailin. Përmes një postimi në Facebook, Meta u shpreh se me kandidaturën e tij, Berati do të përfitojë ndryshimin që meriton.

“Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!”, shkruan Meta.

Më shumë