Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Meta LETËR për Emmanuel Macron (ZBARDHET E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht Presidenti i Zgjedhur i Republikës, uron Emmanuel Macron për zgjedhjen e tij President të  Republikës së Francës.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht President i Zgjedhur Republikës së Shqipërisë, uron Emmanuel Macron për zgjedhjen e tij President të Republikës së Francës.

Në letrën e urimit,  Meta thekson se me fitoren e  Emmanuel Macron, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të intensifikohet më shumë dhe se Shqipëria mbështetet tek Franca dhe sidomos tek Presidenti i zgjedhur në rrugën e saj të integrimit evropian.

“Kam kënaqësinë t’Ju konfirmoj, se Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në veçanti tek Presidenca Juaj, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Ju siguroj, zoti President i zgjedhur, se marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe të parneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej dhe do të zhvillohen në fushat me interest ndërsjelltë”,- thekson ndër të tjera  Meta në letrën e urimit drejtuar Presidentit të ri të Francës z. Emmanuel Macron.

Më poshtë teksti plotë i letrës:

Emmanuel Macron

President i Zgjedhur i Republikës Franceze,

Shkëlqesi,

Kam privilegjin e madh që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t’Ju përgëzoj për fitoren tuaj plebishitare në garën për President i Republikës Franceze.

Fitorja juaj madhështore është shumë e rëndësishme, jo vetëm për kombin francez, por për të gjithë kombet e Evropës së Bashkuar.

Ajo riktheu shpresën dhe besimin se projekti më i madh i mbas Luftës së Dytë Botërore i paqes, bashkëjetesës e harmonisë mes kombeve, respektit të vlerave të ndërsjellta, do të mbetet projekti i së ardhmes evropiane.

Kam kënaqësinë t’Ju konfirmoj, se Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në veçanti tek Presidenca Juaj, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian.

Ju siguroj, zoti President i zgjedhur, se marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej dhe do të zhvillohen në fushat me interes të ndërsjelltë.

Duke Ju uruar suksese në misionin tuaj të rëndësishëm, mbetem me shpresën të bashkëpunojmë ngushtë në të ardhmen për të ndarë së bashku mendimet për sfidat dypalëshe, rajonale dhe globale që na duhet të përballim sot.

Sinqerisht

Ilir META,

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,

President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img