Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Meta kujton Vojo Kushin: ‘Tarzani’ që mbeti përjetë frymëzues i shqiptarëve në betejat për liri

spot_img

Lajme të ngjashëm

263210413353e321f4a12d51cd0b6d8f

Presidenti Ilir Meta kujton Vojo Kushin, ndërsa shkuan se 78 vite më parë Tirana mbajti frymën për orë të tëra, kur Kodra e Kuqe për 6 orë u ndez tym e flakë.

“Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të Tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit. Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

78 vite më parë Tirana mbajti frymën për orë të tëra. Kodra e Kuqe, për 6 orë u ndez tym e flakë. Qindra fashiste kishin rrethuar një nga lagjet më antifashiste të kryeqytetit për të arrestuar “Tarzanin” dhe shokët e tij, Sadik Stavalecin, Xhorxhi Martinin dhe Muharrem Llanajn, në shtëpinë e patriotes tiranase Ije Farka.

Armiku i kishte bërë gabim llogaritë.

Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të Tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit. Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri.

Gjithmonë para se të niste shokët në aksion, Vojo Kushi u thoshte: “Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut.”

Kush më bukur dhe burrërisht e bëri këtë se Vojo Kushi? Një mirënjohje e thellë sot i shkon Piktorit tonë të madh, Sali Shijaku, i cili 78 vite më parë, si një fëmijë 9-vjeçar i Kodrës së Kuqe, e përjetoi këtë betejë me ankth, dhimbje dhe shumë emocion.

Kjo ngjarje e gdhendur fort në kujtesën e Tij, falë talentit dhe dashurisë për këtë Hero të Popullit, u fiksua në kryeveprën monumentale të Tij, që paraqet ngadhnjimin e Heroit mbi armikun.

Lavdi Heronjve të Atdheut!

120997945_3419522091427373_6676340507980634973_n.jpg

Më shumë

spot_img