Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Meta uron 8 Dhjetorin: Koha për një angazhim historik të të rinjve në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar sot të gjithë shqiptarëve, 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ai shkruan se 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin, vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent.

Sipas Metës 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë. Mes të tjerash, ish-presidenti u bën thirrje të rinjve për një angazhim historik, në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë!

32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent.

8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Meta.

Më shumë


spot_img









spot_img