Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Meta kujton kohën kur socialistet donin ta "rrëzonin" nga karrigia e Presidentit

Shkruar nga Newsbomb
Meta kujton kohën kur socialistet donin ta "rrëzonin" nga

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmon bashkimin në protestën e thirrur nga Rithemelimi në Partinë Demokratike, të martën e 20 shkurtit, pas një periudhe të gjatë qëndrimi mënjanë aksioneve të Sali Berishës dhe ndjekësve të tij.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, e cilëson protestën si mundësi të shkëlqyer që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

Ai thotë se sot mbushen dy vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të “Kuvendit monist” për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

"Ky vendim parandaloi në atë kohë një puç të mirëfilltë shteti të iniciuar nga Edi Rama me qëllim asgjësimin e pavarësisë dhe rrëmbimin e të gjitha institucioneve dhe pushteteve te pavarura, me pasoja shumë të rënda për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri.

Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, duke u dhënë të drejtë të gjitha vendimeve dhe qëndrimeve të mia gjatë ushtrimit të detyrës së Presidentit të Republikës, treguan shumë qartë se cili është armiku më i madh i shtetit ligjor, demokracisë, pluralizmit dhe të drejtave të njeriut.

20 shkurti është një mundësi e shkëlqyer, që zëri i qytetarëve të dëgjohet!", tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese